Të shtunën në emisionin "Familja ime" në Klan Kosova e ftuar ishte menaxherja e përgjithshme në qendrën për përkujdesje të fëmijëve "Kids Academy", Laureta Isa - Shala, për të diskutuar për grupet e përkrahjes nëpër institucione edukative.
"Tek cilido institucion ku dojmë me i besu fëmijët tanë është me rëndësi fillimisht t'i dimë kërkesat që ne i kemi, nëse po na plotësohen ato kërkesa që i kemi për fëmijë tanë, të shohim rregulloren, marrëveshjen e institucionit se çka ai ofron, sa profesionalë janë ata, çfarë programi kanë, çfarë shërbime ofrojnë dhe të tjera".
Ajo thotë se është e rëndësishme që kërkesat e prindërve të përputhen me shërbimet të cilat institucioni i ofron.
"Është shumë me rëndësi që të jemi shumë të hapur në kërkesat tona ndaj institucionit, të jemi bashkëpunues, ta respektojmë edhe rregulloren që institucioni e ka dhe të kemi një bashkëpunim shumë të afërt me njëri-tjetrin".
Isa-Shala tha se bashkëpunimi dhe transparenca mes institucionit dhe prindërve është shumë e rëndësishme, ngase e krijon besimin dhe ndihmon që kjo marrëdhënie të jetë e suksesshme dhe e shëndoshë.
https://www.youtube.com/watch?v=IuPDW7Dg9-M
●●●
LHSHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lifestyle dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.