Gazetari Xhenur Iseni, i ka komentuar zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut që do të mbahen këtë të diel ku tha se në komunën e Çair partitë garojnë me artilerinë më të rëndë.
Sipas Isenit, kjo tregon për rëndësinë e këtyre zgjedhjeve, ku tha se edhe pse janë lokal, ato shkojnë pak përtej, pasi sipas tij, nga to varet jetëgjatësia e shumë eksponentëve politikë shqiptarë.
“Partitë, sidomos në komunën e Çairit ku garon Osmani, garojnë me artilerinë më të fortë që kanë në dispozicion. Kjo tregon edhe për rëndësinë e zgjedhjeve, ku edhe pse janë lokale, janë pak edhe përtej lokaleve pasi nga këto zgjedhjeve varet jetëgjatësia e shumë eksponentëve politikë shqiptarë”.
“Unë shpesh them që si për BDI-në ashtu edhe për VLEN-in, komunat si Çairi, që nëse ua jep si opsion ‘i doni komunat tjera shqiptare, apo i doni vetëm këto të dyja’, jam i bindur se i zgjedhin këto të dyja sepse është një betejë mes ish-partiakëve, mes Bujar Osmanit dhe Izet Mexhitit”, tha Iseni në Rubikon në Klan Kosova.
Më tej, ai u shpreh se komuna tjetër me rëndësi të madhe është ajo e Tetovës, ku sipas tij, i gjithë fokusi i BDI-së dhe VLEN-it është tek Çairi dhe Tetova.
“E dyta është Tetova, që e dimë çfarë rëndësie ka për shqiptarët dhe çfarë peshe ka. I gjithë fokusi i BDI-së dhe VLEN-it është tek këto dy komuna dhe pak më pak tek të tjerat”.
“I gjithë opinioni shqiptar, por edhe ai maqedonas e ka vëmendjen te komuna e Çairit. Në Çair, në zhargonin sportiv pritet një ‘El Clasico’”, tha ai.
https://www.youtube.com/watch?v=qTNDnP_AH7M
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.