Ish-banori i edicionit të tretë të Big Brother VIP Kosova, Laurent Krasniqi ka diskutuar për edicionin më të ri të këtij formati gjigant.
Në emisionin “Ora Shtatë”, Krasniqi tha se starti i edicionit të katërt, është jashtëzakonisht i mirë, derisa shtoi se po ka laramani të karaktereve brenda, transmeton Klankosova.tv.
Pos tjerash, ai tha se Labi, ka trazuar banorët, e po ashtu pati disa fjalë për Londrimin dhe Klodin.
“Labi pak i ka trazu banorët. Londrimi e Klodi janë në teh qaty-qaty, ashtu po flitet. Edhe po ashtu e di që mbrëmë një sfilatë e kanë bërë vajzat. Starti është shumë i mirë, po ka karaktere të ndryshme”, u shpreh Krasniqi.
https://www.youtube.com/watch?v=2ej22hLM4zE
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek big brother vip 4 dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.