Në episodin e fundit të “Podcast Lifestyle me Gonxhen”, e ftuar ishte ish-drejtoresha e Galerisë Kombëtare të Kosovës, Arta Bunjaku- Agani.
Në këtë podcast të realizuar nga gazetarja Gonxhe Gërxhaliu, Bunjaku Agani ka deklaruar se për një person apolitik është shumë e vështirë të qëndrosh në krye të Galerisë Kombëtare të Kosovës.
“Për një person apolitik është shumë e vështirë. Edhe më kanë thënë njerëzit, duhesh me u lidh me ndonjë parti se ndryshe nuk mund të mbijetosh në Galeri, por unë jam mundu, e kam pas shumë më vështirë se po të isha pjesë e ndonjë partie”, është shprehur ish-drejtoresha e Galerisë së Arteve, transmeton Klankosova.tv.
Ndër tjerash, ajo ka rrëfyer përvojën, sfidat dhe arritjet si drejtoreshë e parë grua në Galerinë Kombëtare të Kosovës si dhe lidhjen e saj me artin dhe kulturën.
https://www.youtube.com/watch?v=U-8YAIA6shA&list=PLkbYqy6vnNgc3DzQtYam0qwqh2FWgPNiH&index=9
●●●
OSSHKRIMI NGA
Ora Shtatë
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.