Lajmet e fundit

41 vjeçari tha se i është dashur të thoshte se zonja e tij kishte pësuar aksident duke e lënduar kyçin e dorës dhe se duhej ta dërgonte në spital atë.
"Kisha një rast kur isha duke e shikuar Big Brother. Qëndrova gjithë natën zgjuar duke qenë i përfshirë në bisedat e tyre. Dhe më kishte zënë gjumi. Kur erdhi nga aerporti zonjusha ime, u zgjova dhe e pashë se do të vonohesha për në stërvitje"- tha ai.
"Kishte veç edhe 10 minuta para se të niste stëvitja. U deshtë të mendja diçka për të shpëtuar. I thashe mamasë që të telefononte në "Carrington" dhe t'iu thoshte që zonja ime kishte lënduar kyçin e dorës dhe se duhet të shkoja me të në spital".
"Kisha frikë se do të mund të përballesha me trajnerin Alex Ferguson i cili tërbohej nga këto raste".
"Por, për fat të mirë shpëtova".