Goditje të tilla e renditin boksierin e 14-të më të mirë në Gjermani.
Ky është 29 vjeçari Dominik Britsch nga Gjermania që po kalon pushimet në Kosovë, njofton Klan Kosova.
Ai thotë se e ka një shok nga Kosova me të cilin ka ardhur kurse thotë se i pëlqejnë njerëzit këtu, janë shumë të ngrohtë dhe mikpritës, po ashtu pëlqen ushqimin në Kosovë.
Gjermani ka të zhvilluar 36 lufta, 32 fitore, 3 humbje e një barazim, kurse vite më parë ishte shpallur kampion bote për junior dhe më vonë kampion në IBF Interkontinental.
Britsch flet për karrierën e tij, kurse thotë se pa problem do ti ndihmonte boksierët kosovar që mendojnë ta vazhdojnë karrierën në Gjermani.
Kronikë nga Emanuell Syla.
https://www.youtube.com/watch?v=_Eetylduqrc&feature=youtu.be
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.