Ish boksieri nga Bullgaria, Petar Lesov ishte shpallur kampion olimpik në vitin 1980 që u zhvillua në Moskë.
Ky emër i madh i boksit botëror të martën ishte mysafir i turneut ndërkombëtar Ismet Asllani - Prapashtica që u zhvillua në pallatin e rinisë në Prishtinë, kurse pritja që i bënë kosovarët e bënë të shpërthej në lot.
Në këtë turne morën pjesë boksier nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Bullgaria, njofton Klan Kosova.
Fitore me ndërprerje arritën Patriot Behrami dhe Besart Pireva, kurse boksierja më e mirë doli Donjeta Sadiku që aktualisht është nënkampione e Evropës.
Turneu Ismet Asllani - Prapashtica u organizua nga klubi i boksit Gollaku nën patronatin e federatës së boksit të Kosovës.
Kronikë nga gazetari Emanuell Syla.
https://www.youtube.com/watch?v=oAibiC8AW6w&feature=youtu.be
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.