Partia Republikane Popullore, partia kryesore opozitare në Turqi, emëroi deputetin Muharrem İnce si kundërkandidat të presidentit turk Rexhep Tayyp Erdogan në zgjedhjet e ardhshme presidenciale atje që mbahen më 24 qershor.
Ai njoftoi kandidaturën në kongresin e kësaj partie laike dhe tha se do të përfaqësonte jo vetëm mbështetësit e saj, por 80 milionë banorët e Turqisë, transmeton Klan Kosova.
"Unë do të jem presidenti i 80 milionë njerëzve, i të djathtëve dhe të majtëve, i alevitëve dhe sunitëve, turqve dhe kurdëve. Do të jem një president i paanshëm, "tha İnce.
Ligjvënësi veteran i partisë CHP nga Yalova, Muharrem İnce, 53 vjeçar, është një ish-mësues i fizikës, transmeton Klan Kosova.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek uncategorized dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.