Ish- presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga dhe drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka, kanë shpërndarë dhurata për fundvit për fëmijët e verbër të Qendrës Burimore për Mësim dhe Këshillim “Xheladin Deda” në Pejë.
Jahjaga u njoftua nga drejtori i Qendrës Burimore, Xhavit Kastrati, lidhur me aktivitetet e shkollës që ai drejton si dhe me kushtet ekzistuese dhe nevojat për përkrahje, njofton Klan Kosova.
Ajo po ashtu pati mundësi të bisedojë edhe me nxënësit e shkollës por edhe të ndjekë një performancë muzikore në piano nga Alba, nxënëse e Qendrës.
Ish-presidentja u zotua se me Fondacioni e saj do të koordinojë përkrahjen e ardhshme për Qendrën Burimore, ndërsa Fondacioni i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë do të bëjë një donacion në vlerë prej rreth 2,000 eurosh për blerjen e makinave të shkrimit “brille”.

●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.