Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është pritur ngrohtësisht nga qytetarët gjatë një vizite në Viti.
Në
pamjet e publikuara nga ish-këshilltarja Egnesa Vitia, shihet se Osmani është rrethuar nga qytetarë, gra, vajza e burra, të cilët e kanë përshëndetur dhe kanë realizuar fotografi me të.
Kjo vizitë vjen një ditë pasi Osmani, në një ceremoni zyrtare në Presidencë, ia dorëzoi mandatin si ushtruese e detyrës së presidentes kryetares së Kuvendit, Albulena Haxhiu./Klankosova.tv
●●●
LESHKRIMI NGA
Lendita Elshani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.