Ish-ushtari i Ushtria Çlirimtare e Kosovës, Nuri Bexheti, ka folur sonte për rëndësinë historike të 24 marsit.
Ai në “Edicionin Special” në Klan Kosova theksoi se kjo datë shënon një moment vendimtar, duke e cilësuar si pikë kthese për rrjedhën e luftës.
Sipas tij, që nga 25 marsi e deri në përfundimin e luftës, situata ndryshoi dhe luftimet morën një dinamikë tjetër.
“24 marsi është pikë e kthesës. Nga 25 marsi dhe deri kur është kryer lufta, ka qenë krejt dinamikë tjetër e luftës. Ka qenë luftë e tmerrshme në gjithë ato zonat, Malishevë, Suharekë, Rahovec, mos të flas Drenicë, ka qenë Shtimja me rrethinë, ka qenë zonë tepër intensive e përfshirë në luftë”.
Në rrëfimin e tij, ai theksoi gjithashtu se barrën më të rëndë të luftës e mbajtën civilët.
“Ka pasë bombardime permanente. Por, problemi më i madh ka qenë pozita e civilëve në luftë, për ushtarët s’ka qenë problem, për ushtarët ka qenë vetëm një problem, kur ushtarët janë plagosur”, tha Bexheti./Klankosova.tv
https://www.youtube.com/watch?v=HdfNHBw1eSA
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.