Policia e Kosovës gjatë një aksioni në Vallaq të Zveçanit gjatë ditës së diel, ka hasur në një sasi të madhe armatimi.
Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, deklaroi se armatimi është gjetur në një objekt që i përket politikanit serb,
Aleksandar Arsenijeviq.
Sakaq, gazetari korrespodent, Urall Boshnjaku thotë për “Ora Shtatë” se armatimi u gjet brenda nën tokë, në disa kanale nëntokësore, transmeton Klankosova.tv.
Tutje, Boshnjaku tregoi se çfarë lloj armatimi u gjet gjatë këtij aksioni, derisa shtoi se mënyra se si ishin fshehur këto armë ishte tejet profesionale.
Gjatë bastisjes, prezent ishin KFOR-i amerikan dhe njësi monitoruese nga EULEX-i.
Ndryshe, të dielën
policia bëri të ditur se nuk ka të arrestuar, megjithëse ka një person me interes për intervistim.
https://www.youtube.com/watch?v=otnbZIK96y4
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.