Ish-ushtari i UÇK-së, Mit'hat Llozani, i arrestuar para rreth tre muajsh nga autoritetet serbe, është liruar sot nga burgu në Beograd.
Lajmin për lirimin e tij e ka dhënë avokati Arianit Koci.
“Lajm i madh: Lirohet Mit'hat Llozani nga burgu në Beograd. Vazhdoj me punu për qytetarin e Kosovës.”, ka shkruar Koci në facebook.
Ndryshe, Mit’hat Lozhani ishte arrestuar më 5 shkurt gjatë kalimit transit në Serbi.
Pas arrestimit të tij, avokati Koci kishte kërkuar reagim të menjëhershëm nga të gjitha institucionet. /Klankosova.tv
https://klankosova.tv/avokati-koci-ne-beograd-rasti-i-mithat-lozhanit-kerkon-reagim-te-menjehershem/
●●●
NSHKRIMI NGA
NaimS
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.