Në Krushë të Vogël ka nisur ceremonia e rivarrimit të Ajvaz Shehut, vogëlushit që ishte vrarë dhe zhdukur në luftën e fundit në Kosovë.
I njëjti është gjetur tetë vjet më parë në Shirokë, ndërsa sipas burimeve të gazetares ë Klan Kosova, vogëlushi ishte mbajtur për ato vjet në morg, transmeton Klankosova.tv.
Sipas këtyre burimeve, Ajvazi nuk ishte rivarrosur për shkak se nëna e tij nuk ishte pajtuar asnjëherë me faktin që djali i saj kishte vdekur.
Gjatë ceremonisë mortore, bazuar në pamjet e gazetares Bajrami, vajza e axhës së Ajvazit, shihet në gjendje të rënduar emocionale dhe nuk mund t’i ndalte lotët.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.