Lajmet e fundit

Kjell Ove Hveding, udhëheqës i fushatës "Zona e lire nga koha", tha se qëllimi është të sigurojë fleksibilitet.
"Në të gjithë botën, njerëzit përballen me stresin dhe depresionin. Në shumë raste kjo mund të lidhet me ndjenjën e bllokimit, dhe këtu ora luan një rol. Ne do të jemi një zonë pa kohë, ku të gjithë mund ta jetojnë jetët e tyre në maksimum".
"Fëmijët dhe të rinjtë ende duhet të shkojnë në shkollë, por ka hapësirë për fleksibilitet. Nuk ka nevojë të vihet nbrenda një kornize në formën e orarit shkollor ose orëve të punës. Qëllimi ynë është të sigurojmë fleksibilitet të plotë, 24/7. Nëse ju doni të kosisni barin në 4 të mëngjesit, atëherë ju do ta bëni atë".
Në mes të 18 majit dhe 26 korrikut, dielli nuk lind në Sommaroy për 60 ditë të plota, duke e bërë të vështirë për t'u dalluar nata me ditën.
Fushata fitoi vëmendje ndërkombëtare pasi Hveding prezantoi një peticion për deputetin Kent Gudmundsen në qershor për të diskutuar praktikat dhe sfidat e zbatimit të kësaj ideje.
Që atëherë, qytetet e tjera veriore, duke përfshirë Finnmark dhe Nordland, thuhet se kanë mbështetur këtë ide.