31.03.2021 · përditësuar para 1906 dite1 min lexim
Ish-presidenti i deritashëm, Besim Hasani, ia ka dorëzuar të enjten detyrën e udhëheqjes së shtëpisë së sporteve Ismet Krasniqit.
Hasani, që ka drejtuar KOK-un prej vitit 1996, e ka uruar presidentin e ri Krasniqi për marrjen e detyrës duke i uruar suksese në mandatin e ardhshëm katërvjeçar.
Presidenti i ri KOK-ut falënderoi Hasanin për punën e bërë duke i vlerësuar lart fjalët e tij, njofton Klan Kosova.
Të pranishëm në ceremoninë e dorëzim-pranimit ishin edhe sekretari i përgjithshëm Shasivar Haxhijaj dhe nënpresidenti Gazmend Maxhuni.
Ismet Krasniqi u zgjodh president i ri në Asamblenë Zgjedhore të mbajtur më 25 mars 2021.
●●●
LH
SHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.