Ismet Krasniqi, është zgjedhur Kryetar i ri i Komitetit Olimpik të Kosovës, pasi ka marrë besimin e delegatëve.
Kryetari i deritanishëm i Federatës së Karatesë, fitoi ndaj dy kundërkanditatëve të tjerë, Besim Hasani dhe Linda Shala, njofton KlanKosova.tv.
Shtëpia kryesore e sportit në vend do ta ketë drejtuesin e ri pasi nga viti 1996 ketë post e kishte mbajtur Besim Hasani.
Ismet Krasniqi fitoi 53 vota kurse kundërkandidati Besim Hasani fitoi 41 sosh e Linda Shala mori vetëm 11 vota.
Mandati i kryetarit të ri do të jetë katërvjeçar.
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.