Policia në Istog, të martën pak minuta para mesnatës, është informuar për një rast të dhunës në familje.
Atje, një grua ka raportuar për dhunë fizike dhe psikike nga bashkëshorti i saj.
“22.07.2025-23:55. Ankuesja femër kosovare, ka raportuar se bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar, në vazhdimësi ushtron dhunë fizike dhe psikike ndaj saj”, tha PK-ja në raportin 24-orësh.
Ndërkaq, raportohet se i dyshuari është shoqëruar në stacionin policor dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt. /Klankosova.tv
●●●
ASHKRIMI NGA
A
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.