Kampioni aktual, Istogu e ka fituar derbin e parë të javës së gjashtë të Superligës së Kosovës në hendboll (femrat).
Të shtunën në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në kryeqytet, Istogu fitoi ndaj Prishtinës me rezultat 28:24, transmeton Klan Kosova.
Pas pjesës së parë istogaset kishin epërsi prej gjashtë golave, 15:9. Ndeshja nisi me epërsi të lehtë të Prishtinës, ndërsa rezultati në 4:4 u barazua në minutën e dhjetë. Më pas mysafiret nisën të shkëputen dhe krijuan epërsi solide deri në fund të pjesës së parë. Istogu kontrolloi ndeshjen në pjesën e dytë dhe fitoi dy pikë të reja.
Istogu javën e kaluar ishte befasuar nga Ferizaj duke pësuar humbje. Istogu është i dyti me 10 pikë, sa i ka edhe Ferizaj në vend të parë dhe Prishtina në vend të tretë. Prishtina pësoi humbjen e parë këtë kampionat.
klankosova.tv
●●●
HSHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.