Shqiptarja që jeton në Izrael, Ita Gani e ftuar në emisionin "Kosova Today" ka komentuar situatën aktuale që mbizotëron në këtë shtet.
Gani tha se aktualisht qytetarët po bëjnë një jetë normale dhe pa frikë, teksa deklaroi se Netanyahu po mbron shtetin e tij nga organizatat terroriste që kërcënojnë atë, raporton KlanKosova.tv.
"Jemi kthyer në një jetë normale, udhëtojmë pa frikë, flemë pa frikë, nuk kemi sirena. Jemi në një jetë fare normale. Netanyahu mbron një shtet që kërcënohet nga organizatat terroriste dhe një Iran që është koka e tyre, dhe patjetër që duke dobësuar këto organizata terroriste dhe natyrisht duke shkatërruar kokën i këtyre organizatave bën një luftë për të siguruar shtetin e tij", tha Gani.
https://www.youtube.com/watch?v=M3kmaZCYa8M
●●●
EKSHKRIMI NGA
Endrit Krasniqi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.