Gjatë 24 orëve të fundit Italia regjistroi 34 mijë e 505 infeksione të reja me koronavirus.
Po ashtu gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën 445 viktima që e bën numrin më të lartë ditor të vdekjeve që nga 23 prilli, shkruan The Guardian, transmeton Klan Kosova.
Numri i përgjithshëm i vdekjeve nga COVID-i në Itali që ka fillimi i pandemisë ka arritur në 40 mijë e 192 viktima, shifër kjo më e larta në Evropën kontinentale.
Katër rajone do të hyjnë në bllokim të pjesshëm nga e premtja ndërsa Italia përpiqet të rimarrë kontrollin e pandemisë dhe të lehtësojë ngarkesën në spitale.
●●●
NSHKRIMI NGA
NP
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.