Pronari italian i koleksionit më të madh në botë të kanaçeve Pepsi, theu rekordin e tij botëror Guinness kur totali i tij aktual u verifikua se përfshin 12 mijë e 402 kanaçe të ndryshme.
Christian Cavaletti fillimisht fitoi Rekordin Botëror Guinness për koleksionin më të madh të kanaçeve Pepsi në mars të vitit 2004, kur koleksioni i tij u numërua në 4 mijë e 391 copë.
Nga Guinness thanë se Cavaletti tani ka thyer zyrtarisht rekordin e tij me gjithsej 12 mijë e 402 kanaçe.
Burri i rekordeve deklaroi se ai dhe vëllai i tij, Edoardo, filluan të mbledhin kanaçe Pepsi në vitin 1989, pasi u dashuruan me trilogjinë Back to the Future. Vëllezërit mblodhën artikuj që lidhen me filmat, duke përfshirë një kanaçe futuristike të "Pepsi Perfect" nga Pjesa II e back to the Future.
Më pas, vëllezërit u degëzuan në mbledhjen e kanaçeve Pepsi, të cilat tani “banojnë” në bodrumin e Cavalettit.
Koleksionisti tha se zotëron kanaçe nga 81 vende të ndryshme dhe më të vjetrat datojnë nga viti 1948, viti i parë që pija u shit në një kanaçe dhe se tani po planifikon ta kthejë koleksionin e tij në një mini muze.
https://www.youtube.com/watch?v=QOpe5OAOIaU
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek të tjera dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.