Është arrestuar një shtetas turk në Shkodër, pasi të njëjtit i është gjetur kanabis në makinë.
Policia njofton se gjatë këtyre kontrollave, pos arrestimit, ka nisur procedimi penal edhe për një tjetër shtetas turk.
"Shërbimet e Policisë Kufitare Muriqan, kanë vijuar kontrolleve me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve kufitare. Në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve të DVP Shkodër, goditën një rast të tentativës për të kaluar kufirin, me lëndë narkotike me vete".
"Mësohet se gjatë këtyre kontrolleve është arrestuar shtetasi turk Oguz Taskiran 25 vjeç dhe ka nisur procedimi penal për një tjetër shtetas turk për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Gjatë kontrollit fizik ndaj tyre dhe kontrollit në automjetin me të cilin ata udhëtonin, u gjetën sasi të lëndës së dyshuar narkotike cannabis sativa, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale", thuhet në njoftim.
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.