Një person është arrestuar nga Policia në Podujevë, pasi që tek i njëjti u gjetën 58 bimë kanabisi të mbjella në vazo.
Sipas raportit 24-orësh, rasti ka ndodhur pasditen e së djeshmes, gjatë bastisjes në shtëpinë e të dyshuarit, transmeton Klankosova.tv.
“Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit dërgohet në mbajtje”, thotë Policia.
●●●
LESHKRIMI NGA
Lendita Elshani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.