Një burrë ka vdekur në Emergjencën e Spitalit Rajonal të Prizrenit, pas gjendjes së përkeqësuar shëndetësore.
Sipas informacioneve të Policisë, i ndjeri kishte arritur në emergjencë në gjendje jo të mirë shëndetësore gjatë ditës së hënë, ku më pas edhe ishte konfirmuar vdekja e tij, transmeton Klankosova.tv.
“Viktima mashkull kosovar është dërguar në emergjencën e Prizrenit pas përkeqësimit te gjendjes shëndetësore ku nga ekipi mjekësor është konfirmuar vdekja e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e PK-së.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.