Një dokument me adresë nga Brukseli, habiti Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi.
Në raportin vjetor sipas mekanizmit të pezullimit të vizave, Komisioni Evropian, kritikoi këto dy shtete, pse nuk kanë vendosur viza për Kosovën, kufirin me të cilën qytetarët e dy vendeve e kalojnë vetëm me letërnjoftim.
Qortimi u bë në kohën kur janari i 2024 është dhënë si afat kur kosovarët mund të udhëtojnë lirshëm.
Grafikë: Qeveria e Malit të Zi
Duke pasur parasysh se Kosova është shtet fqinj dhe jemi anëtarë të shumë organizmave dhe iniciativave të përbashkëta rajonale, është çmenduri që t'u vemë viza me një shtet që nuk nevojiten as pasaportat për hyrje dalje. Në fund të fundit, Komisioni Evropian ka vite që rekomandon heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës.
Megjithatë, Kosova, në mesin e shteteve tjera që kanë regjim vizash u përmend gabimisht.
Kjo u sqarua nga evropianët, vetëm pas pyetjeve të gazetarëve.
Dek: Anitta Hipper, zëdhënëse për çështje të brendshme, KE
"Ne e mbështesim plotësisht lëvizjen e lirë në rajon dhe Komisioni e mbështet plotësisht regjimin pa viza me Kosovën. Këtë pikë konkrete ne po e përmirësojmë derisa po flasim dhe do të nxjerrim një raport të saktë".
Lëshimi i tillë, mund të ketë ndodhur për shkak të mënyrës si procedohet kjo kërkesë.
Dek: Taulant Hoxha, drejtor ekzekutiv, KCSF
"Është një kërkesë automatike sepse secili vend që ka lirinë e lëvizjes duhet ta ketë të harmonizuar edhe poltikën për viza"
Kosovarët kufirin maqedonas mund ta kalojnë vetëm me letërnjoftim që nga 2016-ta e atë malazez nga 2013-ta.
https://www.youtube.com/watch?v=vCdLg6xsTiM
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.