Ana Ivanoviqit iu deshën vetëm 53 minuta për të përfunduar me fitore ndeshjen në Roland Garros.
Fituesja e French Open 2008, kaloi në fazën tjetër pas fitores 6-0 dhe 6-3 në sete, kundër Donna Vekiq, që renditet e 165-ta në listën e tensiteve.
“Pas dy përballjeve kam filluar të ndjej emocionet dhe tundimin që sjell Grand Slam-i. Puna shpërblehet”.
Tenistja serbe gjatë ndeshjes, pati edhe përkrahjen e të dashurit, mesfushorit gjerman, Bastien Schweinsteiger.
●●●
KSHKRIMI NGA
KLANKOSOVA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.