Viti 1999 ishte plot vuajtje e dhimbje, për banorët e këtushëm dhe të tjerët, që atë kohë qëndronin këtu.
Në këtë fshatë në vitin 1999 nga forcat Serbe u masakruan 150 persona. Ky është fshati Izbicë.
Përveç dhimbjeve që banorët përjetuan përgjatë luftës së fundit në Kosovë, edhe paslufta qe ndryshe nga ajo çka kishin pritur pas çlirimit të Kosovës.
Para vitit 1999 Izbica numëronte rreth 500 banorë, pavarësisht se kushtet nuk ishin të volitshme për të jetuar këtu.
Banorët e Izbicës, çlirimin e vendit e pritën me shumë gëzim, me shpresën dhe vullnetin për të ndërtuar prapë jetën në vendlindjen e tyre.
Por, brenda pak vitesh, fshati u braktisë në masë të madhe.
Për më shumë ndiqeni materialin e gazetarit Ardian Gaxherri.
https://www.youtube.com/watch?v=Ds8pHmLLWak&t=13s
●●●
OSSHKRIMI NGA
Ora Shtatë
Editorial nga Klan Kosova — ndjek të tjera dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.