Të enjten, në Zyrën për Komunitete në Çabër, u betua kryetari i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri.
Në këtë ceremoni të pranishëm nuk ishin disa asambleistë të Lëvizjes Vetëvendosje. Megjithatë karriget e tyre nuk mbetën bosh pasi u mbushën nga gazetarët.
Kur e përfundoi betimin e edhe fjalimin, kryetari i ri u bë kryeqendra e vëmendjes. I filluan fotografitë e përhajret për punën e re, që nuk as vetë nuk e besoi që do ta fitojë.
E kur u bind, vetja i ngjason me presidentin e parë afrikano-amerikan, Barak Obama.
Ceremonia që e zhvilloi ia dha mundësinë kryetarit që shkoi me veturë private, të kthehet me përcjellje nga mbrojta e afërt e policia.
Kryetari i sapobetuar, që vjen nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, premtoi se do të bashkëpunojë me të gjithë qytetarët e Zubin Potokut.
Madje, serbët tha se i pret t'i ketë edhe pjesë të kabinetit.
*Klikoni
KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni
KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe
KËTU për iOS.
https://www.youtube.com/watch?v=Fjef47WRYW8
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.