Në dritaren e ndërtesës së Komunës së Leposaviqit, të enjten shihej një dyshek.
Mbase ai jo, por një i tillë i takon kryetarit Lulzim Hetemi, që më 29 qershor mbushi muajin si banor rezident i këtij objekti, raporton Klan Kosova.
Veç për projekte që po thotë se nuk po bëhen, paraardhësi i Hetemit, ish-kryetari Zoran Todiq, hallin e ka te mirëqenia e kryetarit të ri që po e kundërshton me protesta.
“Mua më vjen keq, sepse e di që banjo nuk ka në ndërtesën e komunës së Leposaviqit, dhe se aty gjendet një bife ku më së shumti mund të përgatitet një kafe apo çaj, apo edhe ndonjë ushqim. Por, vërtetë kushtet elementare për banim dhe jetesë normale këtu nuk ekzistojnë”, deklaroi Todiq.
Bile, atë e befasoi Hetemi edhe kur nuk e lëshoi Komunën as për Kurban Bajram.
Pak më shumë ditë në Komunë si ngujuar i ka bërë edhe bashkëpartiaku i Hetemit, Erden Atiqi.
Veçse ky hera herës del deri te dera kur ka për të prezantuar para mediave ndonjë projekt komunal si rasti kur foli për vulat e Republikës së Kosovës që po i përdor edhe komuna që ky udhëheqë nga 19 maji.
https://www.youtube.com/watch?v=LVKM9rQgEoo
klankosova.tv
●●●
HSHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.