Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka marrë sot vaksinën kundër COVID-19.
I gjithë procesi i vaksinimit është transmetuar drejtpërdrejtë në televizion, duke u bërë kështu izraeliti i parë dhe njëri nga liderët botërorë që ka marrë vaksinën kundër COVID-19, shkruan AFP, transmeton Klan Kosova
Netanyahu ka thënë se dëshiron të jetë i pari në vend që do të jetë “shembull”, dhe të inkurajoj izraelitët që të veprojnë njëjtë.
“Besoj në këtë vaksinë”, ka thënë ai para se ta merrte dozën e parë të vaksinës nga Pfizer dhe BioNtech në qendrën medicinale në Tel Aviv.
https://www.youtube.com/watch?v=mKBRGoAcy2A&feature=emb_title
●●●
NSHKRIMI NGA
NP
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.