Presidenti amerikan, Donald Trump ka bërë të ditur se Izraeli dhe Hamasi kanë nënshkruar fazën e parë të planit të paqes.
Përmes një postimi në “Truth Social”, Trumpi thotë se të gjitha palët do të trajtohen njësoj, transmeton Klankosova.tv.
"Jam shumë krenar të njoftoj se Izraeli dhe Hamasi kanë nënshkruar Fazën e parë të Planit tonë të Paqes"
“Kjo do të thotë se të gjithë pengjet do të lirohen së shpejti, dhe Izraeli do të tërheq trupat e tij. Të gjithë do të trajtohen barabartë”, ka shkruar tutje Trump.

●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.