Të enjten, Handikos ka pranuar një donacion prej 90 karrocave për fëmijët me aftësi të kufizuara nga Izraeli.
Sipas drejtorit të Handikosit, Afrim Maliqi, personat me aftësi të kufizuara, si fëmijët e të rriturit, nuk marrin as pajisje ndihmëse e as shërbime të tjera institucionale përpos shërbimeve sociale nga organizatat e ndryshme joqeveritare, njofton Klan Kosova.
Një nga prindërit u shpreh tejet falënderues pasi që, siç tha, djali i tij 6 vjeçar për herë të parë po e gëzon një mjet të tillë.
Izraeli një donacion të ngjashëm me 93 karroca i kishte dhuruar Handikosit edhe në muajin prill.
https://www.youtube.com/watch?v=vcoiRLUF8Rk
●●●
NSHKRIMI NGA
NP
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.