Izraeli mbylli hapësirën ajrore të shtunën në mëngjes, tha Ministria e Transportit, pasi vendi kreu sulme ajrore ndaj Iranit.
Komanda e Frontit të Brendshëm të Izraelit urdhëroi po ashtu publikun të kryejë vetëm aktivitete thelbësore në të gjithë vendin pas sulmeve ajrore ndaj Iranit.
Kufizimet e shpallura rishtazi ndalojnë tubimet publike, shkuarjen në punë dhe shkuarjen në shkollë, shkruan CNN, transmeton Klankosova.tv.
Një përjashtim bëhet për atë që Izraeli e quan “sektorë të jashtëzakonshëm”.
●●●
LESHKRIMI NGA
Lendita Elshani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.