J Balvin është takuar me kreun e Kishës Katolike të enjten.
37 vjeçari ka postuar fotografi krah Papa Françeskut, i cili si zakonisht, ishte i veshur me rrobat e tij tradicionale të bardha, transmeton Klankosova.tv.
Për këtë rast të veçantë, këngëtari zgjodhi një kostum klastik të zi me këmishë të bardhë.
Gjatë takimit të tij me dhjetëra artistë të pranishëm, Papa u tha atyre: “Ju jeni predikuesit e bukurisë. Bukuria është e mirë për ne, bukuria shëron, bukuria na ndihmon të ecim përpara në udhëtimin tonë”.

●●●
VSHKRIMI NGA
V.R.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.