J.K. Rowling e ka zbuluar që nuk ka dashur të paraqitet në përvjetorin e njëzetë të Harry Potterit dhe e ka mohuar që nuk i është lejuar një gjë e tillë.
Në eventin 'Rikthimi në Hogwarts', Daniel Radcliffe, Emma Watson dhe Ruper Grint, tre protagonistët e filmave të bazuar në serinë e romaneve të Rowlingut, u bënë bashkë për t’i shënuar dy dekada ekzistencë të filmit të parë.
“Kanë kërkuar nga unë që të jem aty dhe vendosa që nuk doja ta bëja. Mendoja që më shumë kishte të bënte me filmat sesa me librin, edhe mirë e kam pasur sepse përvjetori ishte për filmin”, ka thënë Rowling.
“Askush nuk më ka thënë të mos shkoj...më kanë kërkuar të shkoj dhe kam vendosur që të mos shkoj".
https://www.youtube.com/watch?v=fFGS4zZWGoA
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.