Djathi është një ushqim i njohur me bazë qumështi që mund të shijohet vetë ose të përdoret si një shtesë e shijshme në shumë pjata.
Adhuruesit më të mëdhenj të këtij ushqimi shpesh e konsumojnë atë në baza ditore, por dietologia Julie Upton paralajmëron se në disa raste mund të mos jetë ideja më e mirë.
Edhe pse djathi është i pasur me lëndë ushqyese dhe një burim i shkëlqyer i proteinave dhe kalciumit, dietologu beson se njerëzit duhet të jenë ende të moderuar kur bëhet fjalë për konsumimin e tij, përcjell Index.hr, transmeton Klankosova.tv.
Gjegjësisht, ky ushqim shpesh quhet burimi kryesor i yndyrës së ngopur, i vështirë për t'u tretur dhe fajtori për shumë efekte anësore negative, që nga puçrrat e deri te rreziku i shtuar i diabetit, shkruan Eat This.
Siç shpjegon Upton, konsumimi i përditshëm i djathit ka anët e mira dhe të këqija të cilat i gjeni më poshtë:
rritja e marrjes së kalciumit
fryrje, ngërçe dhe dhimbje barku
përmirësim i florës së zorrëve
ulje e rrezikut të sëmundjeve të zemrës
rikuperim më i shpejtë i muskujve pas stërvitjes/Klankosova.tv/.
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lifestyle dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.