Bankomati i një banke në Indi u sulmua nga të paktën një mi, i cili ”i hëngri” rreth 19.000 dollarë brenda tij.
Ky brejtës “hajn” u zbulua kur ekipi teknik arriti tek vendi i ngjarjes për ta rregulluar problemin.
Brenda ATM-së u gjet një mi i ngordhur dhe një tufë e kartmonedhave indiane, të cilat ishin përtypur dhe copëtuar.
Përfaqësuesi i policisë i ka thënë gazetarëve që miu kishte hyrë brenda bankomatit përmes një vrime të vogël për kabllo.
Siç raporton Indian Express, rreth 25.000 dollarë është vlera e parave të tyre (rupi) që u shpëtuan nga makineria.
Ndaj këtij rasti është nisur hetimi, për të parë nëse vërtetë minjtë ishin përgjegjës.
Ndërkohë, përdoruesit e rrjetit social Twitter kanë filluar të bëjnë shaka më këtë ngjarje. Njëri prej tyre ka shkruar: “Ky është version i shpërlarjes së parave i tipit: ‘Qeni mi ka ngrënë detyrat e shtëpisë’”.

https://twitter.com/twitter/statuses/1008758641288269824
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.