Tyson Fury e mposhti Francis Ngannous në mbrëmjen e së shtunës, për të mbetur i pamposhtur në peshat e rënda.
Fury fitoi me pikët kontroverse të gjyqtarëve, gjë që shkaktoi reagime të mëdha gjithandej, transmeton Klankosova.tv.
Ndërsa Ngannou shijoi pa dyshim momentin më të paharrueshëm të luftës, statistikat e publikuara pas vendimit tregojnë se Fury goditi më shumë grushta gjatë rrjedhës së dhjetë raundeve.
Sipas Compubox, Fury goditi 71 nga 223 goditjet e tij totale - pothuajse një në tre - ndërsa Ngannou arriti 59 nga 231 tentime.
Përndryshe, Fury tani ka 34 fitore dhe një barazim.

●●●
LISHKRIMI NGA
L I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.