Një ure 820 metra të vendosur mbi një autostradë të Ontarios iu dha çmimi i Rekordit Botëror Guinness si ura më e gjatë e mbyllur e këmbësorëve në botë.
Zëdhënësja e Metrolinx, Anne Marie Aikins tha se ura përfundoi në shtator të 2018 dhe agjencia e tranzitit vendosi të aplikojë për Rekordin Botëror Guinness më 2020.
"Ne e dinim që kishim diçka të veçantë dhe nuk mund të gjenim një tjetër në të gjithë botën që kishte të njëjtën gjatësi dhe që na bëri të mendojmë se duhet të shohim nëse është më e gjata dhe e sigurt", tha Aikins për CTV News, transmeton Klan Kosova.
Aikins tha se procesi i aplikimit për rekord dhe miratimi nga Guinness zgjati më shumë se një vit.
Ura, e cila lidh stacionin hekurudhor Pickering Go me Qendrën e qytetit Pickering, shtrihet në 14 korsi autostradash, gjashtë shina hekurudhore dhe një rrugë qyteti.
https://www.youtube.com/watch?v=pjp4BnGg5-E
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.