Ylli i televizionit amerikan, Kim Kardashian ka uruar vajzën e saj, Chicagon në mënyrë të veçantë për ditëlindje.
Vajza e Kimit mbushi plot shtatë vjet, ndërsa e ëma krahas një fotoje të lezetshme ia dedikoi asaj urimin më të ëmbël.
“Vajza ime, Chi mbush 7 vjeç sot. Ti je vajza më e lezetshme e dashur, plot mrekulli, vajza e ëmbël që i do shumë miqtë dhe familjen tënde! Të gjithë të duam shumë! Gëzuar ditëlindjen Chi Chi im”, ka shkruar Kim.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.