Bernandin Jakaj po stërvitet fuqishëm para një sfide të rëndësishme.
Boksieri kosovar, që karrierën po e zhvillon në Austri, do të luftojë për titullin IBO Continental në peshat gjysmë të rënda.
25-vjeçari, për Klan Kosova, foli për përgatitjet dhe pritshmëritë e meçit, të cilin po e pret me padurim.
Më 19 nëntor, Jakaj zhvillon duelin e tij më të rëndësishëm deri më tani, pasi do të luftojë me Nasser Bukenya për titullin IBO Continental në peshat gjysmë të rënda. Lufta do të zhvillohet në Austri.
https://www.youtube.com/watch?v=2ukj0V9sZfE
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.