Përgatitjet i bënë me intensitet më të shtuar se zakonisht. Por vajzat e Klubit Futbollistik Jakova këtë edicion, u gjendën me 7 lojtare seniore më pak.
Trajneri u detyrua që ato t’i zëvendësoj me kadetë, shumica nën 17 vjeç, andaj në 5 ndeshjet e para në Superligë morën 100 gola, kundrejt 2 qe i dhanë.
Timonjeri i ekipit tregon se 4 ditë para se të fillonte xhiro e pestë e Kampionatit të Kosovës, lojtaret më të mira ia morën ekipet e tjera, pa dëmshpërblim.
E në disfatën më të thellë që e patën, nga Hajvalia me 32 gola, luajtën edhe pa tre lojtaret e rritura, pasi të njëjtat ishin në punë.
Të njëjtat futbolliste të Jakovës, të nesërmen luajtën me moshataret e tyre, në grupmoshat U-17, dhe mposhtën Hajvalinë 15 me zero.
Sipas trajnerit, klubi po përballet edhe me vështirësi financiare, pasiqë nuk kanë donatorë sikur shumica e ekipeve të tjera, e mjetet e vetme i kanë nga Komuna dhe Federata e Futbollit të Kosovës.
https://www.youtube.com/watch?v=PtX0bcvf5Zk
●●●
LISHKRIMI NGA
L I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.