Rovena Boshnjaku ka dhënë një rrëfim për betejën e saj me kancerin, duke thënë mesazhe mes historisë së saj të dhimbshme, që ka nisur tash e 1 vjet e gjysmë, raporton Klankosova.tv
E reja shqiptare që është bërë e njohur në TikTok, ku flet për luftën e saj me sëmundjen e rëndë, ka dhënë një intervistë në fillim të këtij tetori, muaj i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit.
Ajo tha se u detyrua të bëhet psikologe për veten dhe t’iu japë forcë grave të tjera, raporton TCH, transmeton Klankosova.
“Iu them të gjitha grave që të kujdesen për vetën e tyre sepse unë e kisha lënë veten pas dore. Hemorragjia e parë më ndodhi në tren, derisa po shkoja te vëllai. Sëmundja ishte në trupin tim për 1 vit dhe unë s’e dija. Kur më ka parë gjinekologia, më tha nuk e di se si mund të rrish akoma në këmbë. S’ishte fare e lehtë fare, por duhet të jemi të forta. E pranova dhe tashmë po jetoj me sëmundjen...”, tha Rovena ndër të tjera. /Klankosova.tv
https://www.youtube.com/watch?v=g-Rro8ucPXc
●●●
AHSHKRIMI NGA
Alberta Hyseni
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.