Ata do të përballen të shtunën në Boston për Titullin e Kampionit të Botës në kategorinë IBF.
Amerikani Dirrell tha se gjatë qëndrimit të tyre hundë më hundë kundërshtarit Gale i ka thënë se tash është më serioz se kurrë, ndërsa Dirrell ia ka kthyer se nuk e di atë në këtë moment dhe se as nuk i intereson.
Dueli siç shihet do të jetë i ashpër nga ajo çfarë shfaqen ata sot gjatë matjeve zyrtare.
Salla ku zhvillohet meçi ka kapacitet prej 8000 ulëseve, ndërsa kërkesat për të kanë qenë më të mëdha.
Në ora 16:30 pritet që Gale dhe Dirrell të ngjiten në ring.
https://www.youtube.com/watch?v=pWKfl0pDUec
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.