Ylli i Fifty Shades of Grey, Jamie Dornan,humbi babanë e tij Jim në mars të vitit të kaluar, në moshën 73 vjeçare pasi u infektua me COVID-19.
Së fundmi, aktori ka folur për momentin e rëndë kur dëgjoi lajmin se babai i tij kishte vdekur.
39 vjeçari tha se ndihej i pafuqishëm dhe mbëti i ‘thyer’ pasi ishte në karantinë në një hotel në Adelaide para xhirimeve të filmit “The Tourist”.
“Të marrësh atë lajm, pavarësisht se ku je gjeografikisht, është shumë e rëndë. Isha i mbërthyer atje, nuk i shihja motrat, njekrën time, dhe isha i shkatërruar”.
Pavarësisht dhimbjes që përjetoi, Jamie vazhdoi me xhirimet pasi tha se puna e tij e largonte nga pikëllimit.
Jamie së fundmi e përshkroi vitin e kaluar si 'vitin më të keq të jetës së tij' pas humbjes së babait. Duke folur për The Telegraph, ai tha se kishte vështirësi për të përballuar të gjitha lavdërimet që mori për projektet e tij të fundit për shkak të sfidave që i ka shkaktuar viti i kaluar, transmeton Klankosova.tv.
●●●
VSHKRIMI NGA
V.R.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.