Aktori Jamie Foxx është duke vazhduar të shërohet.
Vajza e fituesit të çmimit Oscar, Corinne Foxx, e lëshoi një deklaratë në Instagram të mërkurën duke bërë të ditur se aktori po shërohet pasi u përball me një "komplikim shëndetësor" të martën.
“Ne donim të tregonim se babai im, Jamie Foxx, përjetoi një komplikim mjekësor dje”, tha Corinne në një deklaratë të shkruar në emër të familjes Foxx.
“Për fat, për shkak të veprimeve të shpejta dhe kujdesit të madh, ai tashmë është në rrugën e shërimit. Ne e dimë se sa i dashur është dhe i vlerësojmë lutjet tuaja”, thuhet në deklaratë, shkruan People, transmeton Klankosova.tv.
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.