Artistja e re kosovare, Jana Pllana ka qenë e ftuar në emisionin “Weekend” në Klan Kosova.
Ajo ka zënë vendin e parë në festivalin “Fluturat” në Kumanovë, dhe aktualisht është duke u përgatitur për dy festivale të tjera, një në Kroaci, e tjetrin në Zvicër, transmeton Klankosova.tv.
“Si e vogël kam nisur me piano, pastaj kam filluar edhe të këndoj, pasi më shkon edhe zëri”, u shpreh Jana.
11-vjeçarja thotë se familja ishte ajo që e shtyu atë për të kënduar.
Jana Pllana po ashtu ka shkruar këngë kundër bullizimit, duke dhënë një mesazh sensibilzues.
https://www.youtube.com/watch?v=24Df2P4PPE0
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.