Regjisorja Jane Campion ka fituar çmimin Oscar për "Regjisori i vitit".
Campion ka bërë regjinë e filmit "The Power of the Dog". Ndërkaq ka lënë pas vetes kolegët e saj Kenneth Branagh, Ryusuke Hamaguchi, Paul Thomas Anderson dhe Steven Spielberg.
Në filmin “The Power of the Dog” fermeri karizmatik Phil Burbank përgjigjet me mizori tallëse kur vëllai i tij sjell në shtëpi një grua të re dhe djalin e saj, Phil i mundon ata derisa e gjen veten të ekspozuar ndaj mundësisë së dashurisë.
●●●
ASHKRIMI NGA
A.B
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.