Një raund i bisedimeve në Bruksel për çështje teknike ka ritheksuar dallimet ndërmjet palëve dhe ka ngritur shqetësime të reja për vazhdimin e dialogut, që duhet të çojë në normalizim të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve.
Në Beograd, ndërkaq, janë shtuar zërat se në pamundësi të arritjes së një marrëveshjeje për çështjen e asociacionit të komunave me shumicë serbe, Serbia do ta shfrytëzojë për shpalljen e njëanshme të bashkësisë së komunave.
Dushan Janjiq, nga Forumi për Marrëdhënie Etnike, i tha Radios Evropa e Lirë, se muaji korrik është afati i fundit për përfundimin e punës në hartimin e statutit të Asociacionit dhe në rast të mos përmbushjes së këtij afati ka rrezik që Serbia të ecë një hap përpara.
"Bashkësia ndërkombëtare druan se Beogradi ka përgatitur një skenar për vetëshpalljen e bashkësisë së komunave. Kjo do të thotë se, për shkak të pakënaqësisë me ngadalësinë e procesit, bashkësitë e komunave të vetëshpallen dhe të konstituohen."
"Kjo do të jetë sfida më e madhe e këtyre bisedave teknike. Nëse në nivelin e ekspertëve vlerësohet se kjo frikë nuk është e arsyeshme atëherë me siguri më fillimin e qershorit, menjëherë pas krijimit të qeverisë së Serbisë, do të pasojë takimi i kryeministrave Vuçiq e Mustafa, që do të zhbllokojë çështjen e bashkësisë së komunave”, tha Janjiq.
Por, për ministren për dialog të Qeverisë së Kosovës, Edita Tahiri, vetëshpallja e bashkësisë së komunave është një hap i pamundur dhe ritheksoi faktin se Serbia në të kaluarën ka bërë hapa të njëanshëm me të cilët, siç tha, ka shkelur Marrëveshjen e Brukselit.
"Serbia e ka parasysh se pa i plotësuar të gjitha marrëveshjet e Brukselit mund t’ia bllokojë vetes rrugën për në BE”, tha Edita Tahiri për Radion Evropa e Lirë.
Shkrimin e plotë mund ta lexoni në: http://www.evropaelire.org/a/27765708.html
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek uncategorized dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.